​Basketboll/ Ja kur rikthehet në aksion Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka nisur fazën parakualifikuese për në Kampionatin Botëror të basketbollit 2027 me një fitore dhe një humbje.

Bilanci i Kosovës për ndeshjet e shkurtit ishte një fitore e një humbje. Dardanët mundën Irlandën 83:76 dhe pësuan nga Azerbajxhani 88:77.

Edhe Azerbajxhani ka një fitore e një humbje, kurse lidere është Zvicra me dy fitore (ndaj Azerbajxhanit dhe Irlandës), kurse e fundit është Irlanda me dy humbje.

Ndeshjet e ardhshme për Kosovën do të jenë në udhëtim, kundër Zvicrës e Irlandës në muajin nëntor, derisa kampanjën për Rrethin e Parë Parakualifikues Evropian për Kupën e Botës 2027 e mbyll në muajin shkurt të vitit të ardhshëm ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës. /KosovaPress/

Read Previous

Trendafilova: Nuk është caktuar ndonjë vit për mbylljen e Gjykatës Speciale

Read Next

Anëtar i një grupi kriminal të strukturuar, vritet shqiptari në Mal të Zi