​Arrestohet një person i dyshuar që kërkohej me urdhëresë të gjykatës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

“A. H, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim (1 vit) për veprën vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit. /KosovaPress/

Read Previous

Juventusi dërgon ofertën e Koopmeiners

Read Next

Nga zjarret dëmtohen disa asete të KEDS-it