​Apeli ia anulon dënimin me burgim të përjetshëm burrit që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë

Gjykata e Apelit ia ka anuluar dënimin me burg të përjetshëm Nuhi Mavroqanit që vrau gruan me shufër metalike më 25 korrik në Kamenicë.

Për anulimin e dënimit ka njoftuar Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media.

Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarit N.M. por edhe sipas detyrës zyrtare, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 04.12.2020. Rasti i është kthyer të njëjtës gjykatë në rivendosje. N.M. ishte dënuar më burgim të përjetshëm nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kjo pasi që gjykata, e gjeti fajtor për vrasjen e bashkëshortes se tij, shtetases S.M. Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë, është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore. Në fakt nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar, më rastin e zgjedhjes se çështjes juridike, veçanërisht më rastin e vërtetimit të përgjegjësisë penale të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal, ndaj të akuzuarit dhe veprës se tij”, thuhet në komunikatë për media nga Gjykata e Apelit./KosovaPress

Read Previous

Vetëvritet një person

Read Next

Pensionistët të zhgënjyer që Qeveria nuk ua vazhdoi shtesat