Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për t’u vaksinuar kundër sëmundjes së rrezikshme të koronavirusit.
Në një postim në Twitter thuhet vaksinat janë mbrojtja e vetme kundër COVID-19.
“Vaksinat janë mbrojtja e vetme e provuar kundër COVID-19. Reduktimi i vdekjeve, shtrimeve në spital dhe simptomave të rënda”, thekson Ambasada amerikane.
/KP/