​Ambasada e SHBA-së rikonfirmon mbështetjen për SHKK-në

Zëvendësuesja e drejtorit të Qendrës Korrektues Dubravë, Zyrafete Imeraj ka pritur sot në takim drejtorin e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Kosovë, me të cilin ka biseduar për sfidat dhe të arriturat e kësaj qendre.

Waddoups e përgëzoi Imeraj për punën dhe të arriturat e kësaj qendre, ndërsa shprehu përkushtimin e tij dhe të ICITAP, për të vazhduar mbështetjen e kësaj qendre edhe në të ardhmen.

Në takim u rikonfirmua se Ambasada amerikane do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, me theks të veçantë Projektin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, projekt ky, i cili është duke u mbështetur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Waddoups ka vizituar edhe Njësitin Intervenues të SHKK-së, ku patën mundësi të përcjellin nga afër demonstrimin e aftësive intervenuese të njësitit në rast të trazirave të mundshme në institucionet korrektues.

Po ashtu, panë nga afër edhe Pavijonin D, i cili tashmë është destinuar të jetë Institucion Shëndetësor për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, i cili do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta.

Read Previous

Filmi “Zgjoi” me 5200 bileta të shitura deri tani

Read Next

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Nees publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Shqipërinë U21