Filmi “Zgjoi” me 5200 bileta të shitura deri tani

Filmi vendor “Zgjoi” që ka filluar shfaqjen kinematë vendore më 28 tetor, për vetëm 5 ditë ka shitur 5200 bileta.

Me 5200 bileta të shitura për vetëm 5 ditë, “Zgjoi” është në rrugë për të thyer rekord të shitjes së biletave të filmave vendor në Kosovë. Filmi “Zgjoi” ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek publiku Kosovar, duke bërë që biletat për premierën e filmit në kinemanë në Prishtinë të shiten të gjitha një ditë para shfaqjes, ndërsa interesimi nuk duket të bjerë as në vazhdim.

Çdo natë në të dy kinematë, shfaqjet e filmit “Zgjoi” mbushin sallat plot, dhe duke marrë parasysh që kinemaja punon vetëm me 50% kapacitet, mund të hamëndësojmë që nr. i biletave do të ishte shumë më i madh në kushte normale.

Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

/Telegrafi/

Read Previous

Gexha u thotë punëtorëve shëndetësor t’i inkurajojnë prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët

Read Next

​Ambasada e SHBA-së rikonfirmon mbështetjen për SHKK-në