​Agolli bën thirrje që qytetarët e sidomos gratë të dalin për të votuar

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e LDK-së, Armend Agolli, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunës dhe Kuvend Komunal.

Ai ka votuar sot rreth orës 13:30 në qendrën e votimit në shkollën fillore ‘Migjeni’ në Mitrovicë.

Pas votimit, Agolli apeloi që qytetarët e sidomos gratë të dalin dhe të votojnë në numër sa më të madh, në mënyrë që secili të jap kontributin e vet për qytetin e Mitrovicës.

Agolli: Me votë respektojmë së pari veten

“Së pari uroj që të ketë sa më shumë votues, sidomos uroj që gjinia femërore dhe gratë të votojnë më shumë…Me votë respektojmë së pari veten, familjen, luftëtarin e lirisë të cilën e gëzojmë sot… kështu që iu lutem ejani votoni dinjitetshëm dhe me këtë jepni kontributin për qytetin tonë”, ka thënë Agolli.

/KosovaPress/

Read Previous

Treni godet veturën afër Klinës, një i lënduar

Read Next

Fluks më i madh në qendrën e votimit “Yll Morina”