​Abazi rreth vizitës së Grenell: Ka vetëm një marrëdhënie ndërinstitucionale, Biden – Kosovë

“Çështja e dialogut me Serbinë ishte temë e diskutimit. Inkurajimi nga ambasadori ishte që ky dialog të bëhet në mënyrën më konstruktive të mundshme, siç bëhet ndërmjet fqinjëve kudo në BE. Insistimi nga ana jonë është që ky dialog të mos jetë formë e format për ta mbajtur peng procesin e zhvillimit të brendshëm të Kosovës, siç është përdorur nga Serbia në të kaluarën. Dhe, një kërkesë që ne si Komision vazhdojmë ta bëjmë është që Kosova të mos shihet e të mos matet në progresin e saj vetëm përmes dialogut, por të jenë pjesë të ndara, sepse shpeshherë dialogu është bërë kurth për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha Abazi.

Ai komentoi edhe vizitën e djeshme në Kosovë të ish-emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun.

“Ka vetëm një marrëdhënie ndërinstitucionale, e ajo është Biden, që është i zgjedhur president i SHBA-së dhe institucioneve të Kosovës. Të gjithë të tjerët janë të mirëseardhur për vizitat dhe shfaqjen e interesit të tyre si qytetarë të rëndomtë të shtetit prej nga vijnë ata”, tha Abazi.

Abazi tha se me ambasadorin gjerman nuk kanë folur për çështjen e asociacionit të komunave serbe.

Read Previous

Eriksen synon rikthimin e shpejtë në aksion

Read Next

Përse riinfektohemi- Çfarë ndodh me efektin mbrojtës të vaksinave?