​8 pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ka publikuar raportin 24 orësh, ku thuhet se 11 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid-19.

Sipas njoftimit, 9 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv.

“2 pacientë pritet të testohen sot, 8 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacientë është në CPAP maske. Të gjithë pacientët që trajtohen për Covid janë nga Shqipëria. Virusi akoma gjendet në mesin tonë, respektoni masat që janë në fuqi”, thuhet në njofitm.

Read Previous

Shtohen shitjet e makinave elektrike në Bashkimin Europian

Read Next

​Konfiskohet drogë gjatë një operacioni policor në Suharekë