​60 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhurojnë vullnetarisht gjak

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është duke vazhduar me aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.

Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, deri në ora 15:00, kanë dhuruar gjak 60 punonjës të Policisë së Kosovës.

Numri i dhuruesve vullnetar të gjakut në Policinë e Kosovës nga data 16 nëntor e deri më sot ka arritur në 158.

Read Previous

Berisha: Kosova po e ul përfaqësimin diplomatik në Vatikan

Read Next

Numri i automjeteve të regjistruara në Kinë pritet të kalojë mbi 300 milionë, deri në fund të 2021