Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar pesë të vdekur nga koronavirusi dhe 405 raste të reja nga 1740 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe 539 persona janë shëruar, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 166. Janë 8036 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë vdekur një qytetar nga Durrësi 60-vjeç dhe katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 196.393 persona, prej tyre 185.317 janë shëruar, 8.036 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.040 pacientë.