Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km në orë ka identifikuar një ngasës duke drejtuar automjetin me shpejtësi 238 km në orë.
I njëjti është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Rasti ka ndodhur në kilometrin e 16-të në Ferizaj, sipas njoftimit të sotëm të Policisë së Kosovës në rrjetin social Facebook.