​Vitia pritet të takohet sot me kryetarët e komunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet që gjatë ditës së sotme të takohet me kryetarët e komunave të Kosovës.

Temë diskutimi në këtë takim që do të mbahet online do të jenë masat antiCOVID-19.

Takimi do të mbahet në ora 13:00.

Se Vitia do të takohet me kryetarët e komunave e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi. 

/KosovaPress/

Read Previous

Murati: Lehonat e papunësuara do të paguhen nga 6 muaj me pagën minimale, ato të punësuara 3 muaj

Read Next

KQZ ende nuk ka marrë asnjë kërkesë për shkurtim të fushatës zgjedhore