​Vendimin e Kushtetueses Haxhiu e komenton nesër, në Kuvend

Albulena Haxhiu, zonja që po e drejton shtetin e Kosovës, nga cilësia e kryetares së Kuvendit, është përmbajtur sot nga komentimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili konstaton vonesat në konstituimin e legjislaturës së re, dhe moskompletimin e kryesisë së saj.

E pyetur lidhur me këtë vendim, derisa ishte në Banjskë, në përkujtim të heroit, Afrim Bunjaku, ajo tha se kjo temë do të trajtohet të premten në kryesinë e re.

“Nesër pas mbledhjës së kryesisë do flasim për media, ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu. /KosovaPress/

Read Previous

PDK përkujton Afrim Bunjakun: Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë

Read Next

“Thuaji shefit tënd, mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përplaset me homologun rus në OKB