​Shtetasit të huaj ia vjedhin çantën nga vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast vjedhje ka ndodhur në rrugën Ismet Krasniqi në Prishtinë.

Një burrë shtetas i huaj ka raportuar se persona të panjohur nga vetura ia kanë vjedhur çantën personale në të cilën kishte disa gjëra personale.

Rasti është inicuar si vjedhje e rëndë.

“Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 11.09.2022 – 11:35. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë personale në të cilën kishte disa gjëra tjera personale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia.

Read Previous

Gjakovë – Kërkesë për paraburgim ndaj një personi për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë

Read Next

Gjukanoviq takohet me Osmanin, flasin për stabilitetin në rajon