​Për katër orë 55 pacientë me simptoma helmimi kërkojnë ndihmë në QKMF Deçan

Në 24 orët e fundit më simptoma të njëjta të helmimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë kërkuar trajtim mjekësor 310 pacientë, ndërsa që nga mëngjesi e deri në mesditë mjekim kanë kërkuar 55 deçanas.

Kështu ka bëtë të ditur në një konferencë për medie drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit, Selmon Berisha i cili tha se që nga e shtuna e deri më sot me simptoma të helmimit trajtim kanë kërkuar 1 mijë e 62 paciente.

Berisha: N ë 24 orët e fundit janë gjithsej 310 pacientë me simptomatologji të njëjtë

Video

“Në 24 orët e fundit janë gjithsej 310 pacientë me simptomatologji të njëjtë siç kanë qenë ditëve përpara, ndërsa që nga data 10 deri me 14 janë gjithsej 1 mijë e 62 pacientë. Prej orës 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, tha Berisha.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme në komunën e Deçanit kanë qenë përfaqësues të lartë shtetëror duke filluar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rastet e para me simptoma të helmimit janë regjistruar të shtunën e kaluar.

Read Previous

Vuçiqi në Bruksel për “zgjidhje konkrete të problemeve”

Read Next

Kur deklaronte Kurti: Me Serbinë duhet të negociojmë ashtu siç negocioi Adem Jashari