​Mbesin pa ujë tri lagje të Gjakovës

Lagjja Demjan, Shehu dhe Gërqina e poshtme në Gjakovë kanë mbetur pa ujë të pijes. “KRU” Gjakova njofton se pa ujë mbeten përshkak të një defekti që ndodhi në trafon energjetik.

“Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se si pasojë e një defekti në trafon energjetike, janë jashtë funksionit të tyre pompat e ujit në fshatin Demjan. Si pasojë, pa furnizim me ujë kanë mbetur fshati Demjan, Lagjja e Shehut si dhe Gërqina e poshtme. Posa të eliminohet defekti ne do ta rikthejmë furnizimin me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e “KRU” Gjakova. 

Read Previous

Ia keqpërdorin kartelën bankare, kryejnë blerje online në vlerë rreth 12 mijë euro

Read Next

IKShPK: Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave