IKShPK: Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vazhduar që të apelojë të qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt, në mënyrë që të parandalohet mbyllja totale.

IKSHP’ja ka paralajmëruar qytetarët që nëse nuk vaksinohen, mund të ketë masa rigoroze në vjeshtë.

“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave”, është mbishkrimi i fotos së shpërndarë nga Instituti.

Tutje, Instituti ka përsëritur se asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë s’përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19 dhe se të dyja vaksinat janë të sigurta.

“Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina”, thuhet në postimin e Institutit./EO/

Read Previous

​Mbesin pa ujë tri lagje të Gjakovës

Read Next

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit