​Masat e BE-së, Rafuna: Pasoja në ekonomi, po dëmtohet imazhi në sytë e investitorëve të huaj

Janë bërë më shumë se një muaj kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës si rrjedhojë e situatës në veri. Këto masa po ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna thotë se kjo situatë po ndikon tek investitorët e huaj të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë.

Edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë deklaruar ditë më parë se nëse masat e BE-së mbesin gjatë në fuqi do të jenë pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Rafuna, ka treguar për sektorët që po pësojnë më së shumti nga këto masa, ka folur edhe për trendet ekonomike në vend dhe për kërkesën e bizneseve që të rrisin sërish çmimet pas shtrenjtimit të derivateve.

Rafuna i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t´i shfuqizojë sa më shpejt këto masa.

Sipas tij, njëra prej fushave të ekonomisë që preket nga këto masa është edhe sektori privat, ai i IT-së.

Kryetari i OEK-ut ka theksuar se pasojat do të jenë të mëdha për Kosovën në qoftë se këto masa qëndrojnë ende në fuqi nga Bashkimi Evropian.

Krahas kësaj, Rafuna theksoi se bizneset në vend janë duke “vuajtur” për investime kapitale dhe publike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Rafuna ka folur edhe për trendet ekonomike në vend, cili theksoi se parashikimet për rritje ekonomike këtë vit janë 3.5 deri 3.7 për qind.

Rafuna tregon se rritja e çmimeve të derivateve ka shkaktuar një pasiguri te bizneset dhe kërkesë për rritje sërish të çmimeve për produktet tyre.

/KlanKosova/

Read Previous

Zyrtare: Ousmane Dembele, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

Read Next

Lojtarët e Man Utd të frustruar me trajtimin e Greenwood, duan që atij t’i jepet një mundësi e dytë