Zyrtare: Ousmane Dembele, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Ousmane Dembele nga Barcelona.Reklama

Kampioni francez ka vazhduar përforcimet e mëdha gjatë këtij afati kalimtar duke konfirmuar edhe transferimin e tetë.

Pas emrave të mëdhenj si Milan Skriniar, Lucas Hernandez, Marco Asensio dhe Goncalo Ramos, PSG ka njoftuar edhe ardhjen e një lojtari të njohur.

Bëhet fjalë për Dembelen, i cili është konfirmuar si transferim i ardhur nga Barcelona.

“Ousmane Dembele i është bashkuar Paris Saint-Germain nga FC Barcelona. Kampioni i botës, i cila do të mbajë numrin 23, ka nënshkruar për 5 sezone”, shkruan në njoftimin e PSG-së.

Transferimi i Dembeles i ka kushtuar PSG-së plot 50.4 milionë euro, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor 2028. /Telegrafi/

Read Previous

Rekord në futbollin gjerman, Harry Kane zyrtarisht lojtar i Bayern Munichut

Read Next

​Masat e BE-së, Rafuna: Pasoja në ekonomi, po dëmtohet imazhi në sytë e investitorëve të huaj