​Kurti mbërrin për takim me presidenten Osmani

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur për takim me presidenten Vjosa Osmani, në kabinetin e saj.

Kurti i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Osmanit për takim në lidhje me zhbllokimin e krizës politike.

Ai nuk pranoi të përgjigjet në lidhje me pritjet e tij sa i përket këtij takimi.

Osmani ka ftuar për takim liderët e partive parlamentare shqiptare, si përpjekje për dalje nga kriza institucionale.

Osmani pas takimit me Kurtin do të zhvillojë takime ndaras edhe me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj./KosovaPress

Read Previous

Punëtorja e marketit ngacmohet s*ksualisht në Gjakovë

Read Next

Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj