​Kurti: Brukseli ta bëjë planin e anëtarësimit të rajonit pa Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Brukselit që ta bëjë planin për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Evropian pa Serbinë.

Kurti në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se regjimi autoritar në Serbia po e lë popullin e saj mbrapa, teksa e shtyp përfundi.

“Serbia e ka qartësuar orientimin e saj së fundmi, madje edhe për ata që duan t’i mbyllin sytë. Qifti Putin-Kirin në Moskë, e ka miniaturën e saj në Beograd te qifti Vuçiq”, tha ai.

Ai pati edhe një thirrje për Brukselin.

“Ne jemi më të fortë se kurrë por na duhet ta pranojmë që ne po e pësojmë më së shumti në rrugën e integrimeve nga Serbia dhe ky pësim nuk është i kufizuar vetëm te ne por i gjithë rajoni, andaj i bëjmë thirrje Brukselit, si kryeqytet perëndimor e demokratik, i Bashkimit Evropian e i NATO-s, që ta bëjë planin për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, komplet në NATO dhe në Bashkimin Evropian pa Serbinë. Pra gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, minus Serbia”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

Kancelari gjerman: Trump po e humbet durimin me Putinin

Read Next

Albin Kurti: Në Kosovë ka liri të shprehjes dhe të mediave