​Konjufca priti në takim Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ,Glauk Konjufca, ka pritur në takim Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.

Takimi i kryeparlamentarit Konjufca me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet i mbyllur. Mediet u lejuan të marrin vetëm pamje nga ky takim.

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë do të takohen me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Diasporë.

Takimi pritet të fillojë prej orës 11:00 e që pikë e diskutimit do të jetë ndikimi i luftës ne Ukrainë në zhvillimet në rajon.

/KosovaPress/

Read Previous

Presidentja Osmani takon komunitetin e biznesit në Katar, kërkon që të investojnë në Kosovë

Read Next

Nuk respektuan rregullat e komunikacionit, Policia dënoi mbi dy mijë shoferë