​Konjufca priti në takim ambasadorët Minxhozi dhe Dervishi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozin dhe diplomatin shqiptar, Dashnor Dervishin.

Mediet në këtë takim u lejuan të marrin vetëm pamje.

Diplomati shqiptar, Dashnor Dervishi mbrëmë në Kosovë ka promovuar librin e tij me dy vëllime “50 vjet marrëdhënie me jashtë”.

Ambasadori Dervishi zyrtarisht ka shërbyer si ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në 7 vende të ndryshme e në dy sisteme të ndryshme.

Read Previous

Hapet uebfaqja, nga tash punëtorët e sektorit privat mund të aplikojnë për 100 euro

Read Next

BE: Për targat kërkohet fleksibilitet dhe kompromis