Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e fazës së çerekfinales së Ligës së Evropës, ku pas penalltive Marseille e ka eliminuar skuadrën e Benficas, për ta kompletuar fazën e gjysmëfinales së kësaj gare.
Marseille e mposhti sot Benfican 1:0, por që ndeshja e parë e zhvilluar në Potugali përfundoi 1:0 në favor të Benficas, bëri që ndeshja të shkoj në vazhdime.
Në vazhdime nuk kishte gol, kështu që ndeshja vazhdoi në penallti, ku më e mirë u tregua Marseille duke e mposhtur Benfican 4:2.
Marseille tani i bashkohet Bayer Leverkusenit, Atalantas dhe Romës në gjysmëfinale të kësaj gare.
Ndërkaq, çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.
Marseille – Atalanta
Roma – Bayer Leverkusen