​Ish-ushtarja amerikane dhuron 5 mijë dollarë për Stomatologjinë e UP-së

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht departamenti i stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë ka pranuar një donacion prej 5 mijë dollarë nga ish-ushtarja amerikane, Elaine Berkowitz, mjete këto me të cilat do blihen zmadhues binokular.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti derisa falënderoi ish ushtaren amerikane për këtë ndihmesë për katedrën e Stomatologjisë në UP, tha se mjetet e dhuruara do ndikojnë në përmirësimin e kushteve për këta studentë dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Kurse, profesori i degës së Stomatologjisë në UP, tashmë i cili është i pensionuar, Agim Islami, dashuria e ish ushtares amerikane për Kosovës është shprehur edhe përmes këtij donacioni, i cili do thotë shumë për studentët e stomatologjisë.

Përfaqësuesja e Elaine Berkowitz, Teuta Bicaj e cila lexoi një letër që e kishte shkruar Berkoëitz, pasi nuk mund të ishte prezent në këtë ngjarje për shkak të pandemisë.

Përmes kësaj letre, ajo tha se këto mjete i dhuron për t’u dedikuar për diçka të nevojshme për Fakultetin e Stomatologjisë.

Falënderuese për këtë donacion u shpreh edhe dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka, e cila tha se me donacioni prej 5 mijë dollarëve do të shfrytëzohen për blerjen e disa zmadhuesve binokular./KosovaPress

Read Previous

​Kombëtarja e Kosovës niset drejt Austrisë

Read Next

Mbi 40 përqind e gastronomëve s’i kanë marrë ende subvencionet