​Grafite provokuese në rrugët e veriut të Mitrovicës

Një incident me përmbajtje nxitëse është raportuar të premten mbrëma në rrugën “Krajl Petar” në Mitrovicën e Veriut, ku janë vërejtur shkrime me përmbajtje politike-provokuese në hapësira publike.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë konstatuar grafite me përmbajtje “Kosovo je Srbija” (Kosova është Serbi), të cilat konsiderohen si nxitje e përçarjes ndëretnike dhe cenim i rendit publik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është hapur si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe po trajtohet nga njësitet relevante hetimore. Nuk dihet ende kush është autori apo grupi përgjegjës për këto shkrime./kp

Read Previous

Trump dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles për të shtypur protestat

Read Next

​11 vjet nga zgjedhjet e parakohshme nacionale në Kosovë