Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë hequr vizat për Kosovës.
Kështu ajo njoftoi nëpërmjet platfomës X shoqëruar me disa foto gjatë takimit që kishte me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed.
Sipas Osmanit, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, k shkruar Osmani në platformën X. /KosovaPress/
I thank UAE President, H.H.@MohamedBinZayed for accepting my proposal to abolish visa requirements for 🇽🇰 citizens.
The agreement reached during our mtng last month has now been signed, paving the way for more cooperation opportunities between our countries & citizens. 🇽🇰 🇦🇪 pic.twitter.com/8cV5caHx0a— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 11, 2024