​Çmimi i naftës rritet sërish

Çmimi i naftës është rritur sërish në rreth 100 dollarë, ndërsa raportohen shpërthime në dy anije të tjera të huaja në Gjirin Persik.

Kjo, pavarësisht se vendet e mëdha ranë dakord të lirojnë një sasi rekord nafte nga rezervat e tyre të emergjencës në një përpjekje për të qetësuar tregjet, shkruan BBC.

Rritja e çmimit vjen mes tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme dhe sulmeve të përsëritura ndaj anijeve tregtare dhe infrastrukturës energjetike në rajon. Autoritetet detare raportuan se dy cisterna karburanti u goditën në ujërat pranë Irakut, ndërsa një prej tyre u përfshi nga flakët pas një shpërthimi.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, disa institucione financiare ndërkombëtare paralajmërojnë se nëse përshkallëzimi i konfliktit në rajon vazhdon dhe transporti i naftës në Gjirin Persik pengohet më tej, çmimi i naftës mund të rritet edhe më shumë gjatë javëve në vijim, duke ndikuar në inflacion dhe koston e energjisë në shumë vende të botës. /KosovaPress/

Read Previous

OVL-UÇK akuzon Gjykatën Speciale për përpjekje për t’i “hedhur hi syve” popullit të Kosovës

Read Next

Komisioni Evropian paralajmëron tri shtete anëtare për moszbatimin e ligjit të ri të sanksioneve