OVL-UÇK akuzon Gjykatën Speciale për përpjekje për t’i “hedhur hi syve” popullit të Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar pas njoftimit të Gjykatës Speciale, duke e akuzuar për “hedhje hi syve” popullit të Kosovës pavarësisht pretendimeve të saj se respekton të drejtat e të akuzuarve sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Populli i Kosovës e ka kuptuar shumë qartë, gjatë gjithë këtyre viteve, se sa herë janë shkelur të drejtat e njeriut dhe sa është respektuar kushtetuta e vendit tonë”.

OVL-UÇK e konsideroi të padrejtë ndalimin që bashkëluftëtarët e tyre të presin verdiktin përfundimtar në shtëpitë e tyre, pranë familjeve dhe popullit të Kosovës.

“Si mund të arsyetohet mbajtja e tyre në paraburgim të pafund, kur vetë gjykata thotë se gjykimi është në fazën përmbyllëse? Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje të qartë, jo deklarata formale për respektim të të drejtave”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK.

Ndryshe, gjykimi trevjeçar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-pjesëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – përfundoi më 19 shkurt 2026. Pas përmbylljes së procesit gjyqësor, vendimi i trupit gjykues pritet të merret më 19 maj ose 18 korrik. /Albanianpost.com

Read Previous

​Guardiola beson te përmbysja ndaj Real Madridit

Read Next

​Çmimi i naftës rritet sërish