​Blinken dhe Austin takuan Zelenskyn

Secretary of State Antony Blinken, second from left, speaks during his meeting with Prime Minister of Ukraine Denys Shmyhal at the State Department in Washington, Thursday, Jan. 27, 2022. (AP Photo/Susan Walsh, Pool)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin bënë një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev të dielën ku takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të dielën.

Në takimin në Kiev, SHBA-ja përsëriti mbështetjen e saj për Ukrainën dhe premtoi më shumë se 700 milionë dollarë për financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës, thonë zyrtarët, raporton BBC.

Rreth gjysma e parave do të shkojnë në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë rajonalë.

Përveç kësaj, SHBA do t’i shesë Kievit municion në vlerë prej165 milionë dollarë.

Njoftimi u bë pas një udhëtimi që u mbulua me fshehtësi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Përveç Presidentit Zelensky, Blinken dhe Austin u takuan gjithashtu me ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov dhe ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky, raportoi CNN duke cituar një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit.

Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. /KosovaPress/

Read Previous

Diplomatja amerikane Karen Donfried viziton sot Kosovën

Read Next

Liderët e Kosovës urojnë rizgjedhjen e Macronit