​Begaj në vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercëgovinë, pritet me ceremoni shtetërore

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.

Begaj u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kreu dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq.

“Sot, në Bosnjë dhe Hercegovinë me kryesuesin e radhës së Presidencës, Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović, rikonfirmova gatishmërinë e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal. Ritheksova qëndrimin e Shqipërisë në mbështetjen pa ekuivok të sovranitetit, integritetit territorial, kohezionit social, si dhe përparimit në rrugën Euroatlantike të Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka shkruar Begaj në rrjetin social Facebook.  /KosovaPress/

Read Previous

Elon Musk: Njerëzit duhet të shqetësohen më pak për koston e rritjes së fëmijëve

Read Next

Von der Leyen viziton nesër Tiranën, zbardhet agjenda