​Zgjatet afati i aplikimit për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në thirrjen e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për fazën 1 deri më 2 Dhjetor 2022.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në fazën 1 brenda afatit të përcaktuar.

Po ashtu aty thuhet se duke u bazuar në Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj thirrjeje.

Ministria fton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.


Për tu informuar më shumë rreth subvencionit linku në vijim:

https://invite.viber.com/?g2=AQBvd50Xxwr4z1Ae8XF9OkcptcYKNYalsZkBrBQ0pBmB4QSxwKunQy8rHqN1O7Bq

Read Previous

Agjenda shtetërore për Ditën e Flamurit

Read Next

Kurti tregon si u pajtua për targat, situata në veri “mund të përkeqësohej në mënyrë të pakthyeshme”