KB Trepça është kampionia e re e Superligës së Kosovës në basketboll.
Trepça e mposhti mbrëmë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë Golden Eagle Yllin me rezultat minimal 67:66, fitore kjo e cila ia siguroi zyrtarisht titullin e kampiones.
Trepça dhe Ylli ishin duke barazuar 2:2 në serinë e finales, dhe me fitoren e mbrëmshme të mitrovicasve puna e kampionit është tanimë çështje e mbyllur.
Basketbollistët më meritorë në këtë triumf janë të Trepçës ishin Edwards Brandon me 15 pikë e tri kërcime dhe Darnell Edge me 15 pikë e pesë kërcime dhe gjashtë asistime.
Ndërkaq, basketbollisti më i dalluar te Ylli ishte Alonzo Verge me 28 pikë, katër kërcime e tetë asistime.
Ky titull i Trepçës është i pari për klubin mitrovicas që nga viti 2012.