​Superliga e basketbollit të Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshje tejet interesante

Pas derbit mbrëmë mes Pejës dhe Trepçës, Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit këtë vikend me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së katërt të këtij sezoni.

Ndeshja e parë e xhiros së katërt do të jetë ajo mes Istogut dhe Sigal Prishtinës, e cila zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00.

Ndërkaq, me fillim nga ora 19:00, po ashtu të shtunën, zhvillohet përballja mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizreni.

Ndërkaq, të dielën gjithashtu do të zhvillohen dy ndeshje, ku me fillim nga ora 17:00 zhvillohet derbi mes Yllit dhe Pejës, ndërsa nga ora 19:00 Trepça e pret në shtëpi Vëllaznimin.

/kp/

Read Previous

AUV kryen inspektimet në shkollën ku u sëmurën katër nxënës

Read Next

Gjykata në Gjakovë dënon me dy vjet burgim personin që kishte gjuajtur me armë zjarri