​Stuhi, rrufe e breshër, IHMK bënë thirrje për shmangie të shëtitjeve dhe punëve në natyrë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se ditën e martë do të ketë ndryshime të mëdha në troposferë.

Andaj ka bërë thirrje që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijohet kaos në komunikacion e poashtu qytetarët tu shmangen shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, pasi sipas institutit ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara edhe reshje breshëri dhe erëra të fuqishme.

“Kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta, sepse rrufeja i godet në tufë, për shkak të disa faktorëve specifik, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimetër të gjerë”, përfundon njoftimi i IHMK.

Read Previous

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Read Next

385 raste të pickimit nga rriqrat gjatë pesë muajve