Sonte do të zhvillohet beteja e pestë dhe e fundit e serisë gjysmëfinale të “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll, ku edhe do të mësohet skuadra që i bashkohet KB Trepçës në finale.
Palestra Sportive “Karagaçi” në Pejë do të jetë nikoqire e ndeshjes së pestë të serisë gjysmëfinale mes KB Pejës dhe KB Yllit, e cila do të fillojë nga ora 19:00.
Seria gjysmëfinale është 2:2. Therandasit fituan dy ndeshjet e para, 84:87 dhe 92:86, por kampionët iu kundërpërgjigjën në dy sfidat e radhës, 98:86 dhe 80:81.
Sfida e së shtunës në Pejë do të vendosë për skuadrën që do të kualifikohet në finale. Pejanët kërkojnë finalen dhe të mbrojnë titullin e kampionit, kurse therandasit për të depërtuar në finale dhe për të rikthyer titullin e kampionit në Therandë. /KosovaPress/