​Shiu shuan zjarrin në Kukës

Reshjet e dendura të shiut që filluan pasditen e sotme kanë shuar vatrat aktive të zjarrit në zonën e Kukësit.

Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive. Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has dhe Tropojë.

Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, ku prej ditësh ishin aktive. Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit./A2

Read Previous

Shkencëtarët kanë zbuluar një kimikat të ri që mund të ndalojë Alzheimerin në gjurmët e tij

Read Next

Presidentja Osmani: Apel qytetarëve të vaksinohen, ndryshe mund të rrezikohemi nga varianti Delta