​Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së nëntë

Superliga e Kosovës në futboll e ka kompletuar edhe xhiron e saj të nëntë me tri ndeshjet e zhvilluara të dielën ku nuk munguan edhe rezultatet befasuese.

Llapi e mposhti Prishtinën në “Fadil Vokrri” me përmbysje të rezultatit, Gjilani e ka ndalur me barazim Ballkanin kurse Malisheva kë pësuar humbje në ballafaqim me Dukagjinin me rezultat 2-, raporton KosovaPress.

Tabela kryesohet nga Drenica me 17 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, pastaj vjen Gjilani me 14 pikë që pasohet nga Drita si e katërta me 13, kurse Malisheva e pesta me 12 pikë.

Pesë vendet e pjesës fundore të tabelës mbahen nga Prishtina me 10, aq sa ka edhe Feronikeli, pastaj Dukagjini ,me 9 pikë, Llapi 9 dhe Ulpiana e fundit me shtatë pikë.

Read Previous

Zyra e presidentes Osmani i reagojnë Selakoviqit

Read Next

Zgjedhjet lokale, si duhet të plotësoni fletëvotimin për kryetar dhe kuvend komunal