​Qeveria vendos të themelojë Komisionin për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, kabineti qeveritar ka vendosur për themelimin e Komisionit Ministror për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se ky komision do të udhëhiqet nga ai.

“Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve kujtojmë fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Propozoj të themelohet komisioni ministror. Ky komision do të kryesohet nga unë. Ministria e Drejtësisë do të jetë anëtare, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor anëtar, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë anëtar”, ka deklaruar ai.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe koncept dokumenti për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës. Sipas kryeministrit Albon Kurti, ky fond do të ketë rol mbikëqyrës të aseteve të Kosovës./KosovaPress/ 

Read Previous

Kryeministri i Kroacisë: Kosova dhe Bosnja të mos jenë në vagonin e fundit të trenit për në BE

Read Next

Momenti kur përplaset kroçiera më e gjatë në botë (VIDEO)