​Paralajmërohet digjitalizimi i 100 shërbimeve të reja

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka paralajmëruar digjitalizimin e 100 shërbimeve të reja gjatë vitit 2025.

Bislimi gjatë prezantimit të Programit për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative 2025-2028, tha se reforma e administratës publike në Kosovë është hap thelbësor për zhvillim ekonomik.

Sipas tij, synim është ndërtimi i një administrate publike të përgjegjshme dhe transparente.

Miratimi i këtij programi u mirëprit edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde. /KosovaPress/

Read Previous

Wisner: Administrata Trump s’do të duhej të tundohej nga zgjidhjet territoriale në Ballkan

Read Next

​Ngrihet aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për krime lufte