Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po pret në takim ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social i ka uruar mirëseardhje Tony Blairit duke thënë se do të mbetet gjithmonë kampion i popullit të Kosovës.
“Mirë se vjen në Kosovën e lirisë, shpresës, demokracisë, Kryeministër Tony Blair! 25 vjet më vonë, trashëgimia juaj vazhdon. Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës”, ka shktuar Osmani.
Pas takimit Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.
Ish-kryeministri Blair në kuadër të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, do të mbajë një fjalë rasti në Kuvendin e Kosovës. /KosovaPress/