​Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me shi.

Sipas institutit, në disa zona parashihen edhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile. Ditët e para të qershorit parashihen të jenë me kushte të qëndrueshme meteorologjike”, thuhet në njoftim.

Read Previous

​Dita Botërore e Sklerozës Multiple

Read Next

Arrestohet bashkëpunëtori i ngushtë i Vulinit në Leposaviq, lëvizte me dy identitete