​Moti sot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

Derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6/m/s”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Read Previous

Efektet e ngrohjes globale në ekosistemet e ndryshme

Read Next

Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – Çfarë u bisedua?