Është rivaliteti më i famshëm në futbollin modern, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo. Tani ylli argjentinas i futbollit flet hapur në një intervistë për atë që e konsideron si “një kohë të mrekullueshme”.
Për vite me radhë, Lionel Messi (dhe Cristiano Ronaldo luftuan në një duel në nivelin më të lartë, duke formësuar kështu futbollin. Në një intervistë me kanalin zyrtar X të Topit të Artë, Messi tani flet hapur për marrëdhënien e tij me portugezin.
“Ishte gjithmonë një luftë”, pranon superylli argjentinas. “Nga pikëpamja sportive, ishte shumë bukur. Ne e shtymë njëri-tjetrin që të bëhemi gjithmonë më të mirë, sepse të dy jemi shumë ambiciozë. Ai gjithmonë donte të fitonte gjithçka – dhe unë gjithashtu. Ishte një kohë e mrekullueshme për ne dhe për të gjithë njerëzit që e duan futbollin”, thekso sulmuesi argjentinas.
Dominimi i dy lojtarëve të jashtëzakonshëm është i dukshëm jo vetëm në Primera Division Spanjoll ose në Ligën e Kampionëve, por mbi të gjitha në luftën për Topin e Artë. Nga viti 2008 deri në vitin 2017, çmimi prestigjioz i shkoi ekskluzivisht njërit prej të dyve. Messi e fitoi çmimin gjithsej tetë herë, Ronaldo pesë herë.
“Ajo që kemi arritur gjatë një periudhe kaq të gjatë kohore meriton respektin më të madh. Sepse, siç thotë shprehja, është e lehtë të arrish majën – pjesa e vështirë është të qëndrosh atje.”, thotë Messi.
Dy legjendat e futbollit që atëherë janë larguar nga vëmendja dhe tani luajnë jashtë Evropës. Messi në MLS-në amerikane, Ronaldo te klubi saudit Al-Nassr.
Edhe pse të dy ndoshta nuk do të takohen më në asnjë ligë, mund të ketë ende një duel final – në Kupën e Botës 2026. Messi është tashmë i rezervuar për turneun me Argjentinën, ndërsa Ronaldo ende duhet të kualifikohet me Portugalinë. /KosovaPress/