​Macron: Shqipëria e ka rrugën në BE

Presidenti i Francës, Emanuel Macron theksoi rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë, duke përmendur disa projekte kyçe që po formësojnë bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai tha se Franca do të jetë me Shqipërinë drejt reformave.

Fillimisht është nënshkruar një memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

Ndërkohë, Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se bashkëpunimin ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe atij në Francë po bëhet realitet dhe po avancon.

Macron u shpreh i lumtur edhe për marrjen pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollës prestigjioze franceze të kodimit “Ecole 42” në Shqipëri.

“Ju thatë që marrëdhënia jonë e dyanshme është e strukturuar ndërmjet disa ambicieve që kemi. Sepse në vjeshtën e 2024-ës e filluam dhe po merr formë. Në të vërtetë ne kemi vendosur së bashku në atë moment për një politikë inovacioni dhe bashkëpunimi të shtrënguar. Jam shumë i lumtur që pashë promocionin e parë të shkollës 42. Marrëveshjen për green?? shqiptare e mbështetur nga Franca është një nga akset e rëndësishme të këtij partneriteti. Ajo që ishte vendosur në vjeshtën e 2023-ës u bë shkolla 42 është një realitet. Promocionet e para kanë filluar…Le të vazhdojmë ta përshpejtojmë. Bashkëpunimi universitar, partneriteti ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të ?? po bëhet realitet dhe po avancon. Më vonë vendosëm në prill të 2024-ës kur erdhët në kornizën e referencës në fushën ekonomike. Projekti prioritar menaxhimi i ujit, turizmi, bujqësia me shumë aktorë francezë që më kanë shoqëruar. Ka një vit e gjysmë dhe që sot janë duke u shtrirë nëpër projekte ndërmjet nesh”, tha Macron.

Ndër të tjera, presidenti francez, Emanuel Macron potencoi se Franca do të jetë krahas Shqipërisë në aspektin e financimin derisa përmendi projektet e urgjencës, duke përfshirë atë për energji dhe turizmin e qëndrueshëm.

Kështu deklaroi Macron pasi u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

“Franca do të jetë krahas jush për kapacitetin e financimit dhe ndërmjet këtyre operatorëve të mëdhenj industrial. Më shumë se 300 milionë janë bërë tashmë. Bëhet fjalë për projekte urgjence, për energji, për turizmin e qëndrueshëm dhe për rajonin e Korçës që është djepi historik i Frankofonisë në Korçë. Është vendi i Shqipërisë na Bashkimin Evropian që është i rëndësishëm. Dua ta ri shpreh bindjen e plotë që kam për ribashkimin e kontinentit evropian për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta. Shqipëria ka treguar udhën, ka bërë avancime shumë të mëdha këto kohët e fundit…Franca do të jetë krahas jush për t’iu shoqëruar në këto reforma dhe për të mbrojtur dhe shoqëruar në mënyrë që meritat tuaja të njihen nga të gjithë”, tha Macron.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se duan ta fuqizojmë marrëdhënien edhe në administrimin e ujërave, ku Franca është kampione e inovacionit dhe eksperiencës dhe se kanë diskutuar edhe për mbetjet që mbetet shumë për të bërë.

“Kemi folur me presidentin edhe për mundësin e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinës dhe do të shikojmë mundësinë në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të analizohet përfshirja e Francës… sot ne e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit dhe nga ana tjetër rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese, në adresimin e momenteve të vështira që duhet akoma të zgjidhur dhe në mbështetjen e përfshirjes së giithë rajonit në Evropën e bashkuar“, tha ai.

Rama tha se kanë përmbushur kontratën ndaj aleancës së NATO-s, duke rritur buxhetin në 2 përqind për ushtrinë, por investimet duhet të bëhen në nivel evropian e jo çdo vend veç e veç.

“ Evropa nuk mund të kthehet në një territor kur flitet vetëm për armë, e ku mendohet vetëm për luftë, kur vjen puna te Evropa ka dy territore që duhet mbrojtur ndjeshme, territorin fizik dhe territorin shpirtëror. Nëse Evropa humb territorin shpirtërorë, vlera e territorit fizik bie në mënyrë të ndjeshme“, tha ai.

Read Previous

Kusari-Lila: Kërkesa për ndryshim të mbledhjeve s’është shkelje sepse nuk u realizua

Read Next

Ryshfet dhe falsifikim dokumentesh, 3 të arrestuar nga Policia Kufitare