​Kuvendi miraton Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. Përkrahje kësaj nisme ligjore i dhanë 74 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, përfshirë pozitën dhe opozita. I njëjti u konsiderua i rëndësishëm për ruajtjen e ajrit nga ndotja, shëndetin e njeriut dhe faunës natyrore.

Në arsyetimin e projektligjit, para deputetëve doli ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu, i cili tregoi qëllimin e tij.

Nevojën e miratimit të këtij projektligji e arsyetoi edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi.

Përkrahje këtij projektligji i dha edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Ani pse shprehu përkrahje, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se nuk është i bindur që ky projektligj nuk bartë fare kosto financiare.

Ndërsa, Pal Lekaj nga AAK tha se kontributin e tyre për këtë projektligji do ta japin në mes të dy leximeve./KosovaPress

Read Previous

Dënohen me burgim dy ish zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, obligohen t’i kthejnë afër 30 mijë euro

Read Next

Të rinj që as punojnë dhe as shkollohen, në ç’vend renditet Shqipëria ?