​Kuvendi miraton edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare

Me 85 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikim e marrëveshjes kornizë ushtarake mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë. Në këtë seancë po ashtu është miratuar edhe Marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj. Kjo pasi deputetet kanë nënshkruar e dorëzuar një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, që këto dy marrëveshje të trajtohen me urgjencë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se kjo është bërë me dakordimin e përbashkët me grupet parlamentare.

“Për arsyeje se ne kishim bashkërisht me grupet parlamentare një konsultim në raport me kërkesën 44 deputetëve të mazhorancës për një seancë të jashtëzakonshme në të cilën proceduam kërkesën për pesë marrëveshje ndërkombëtare të reja që kanë kaluar procedurat në shqyrtim në komisionet funksionale, megjithatë në fund dakrodanca e përbashkët me grupet ishte që vetëm dy prej tyre të jenë në votim sot në Kuvendin e Kosovës. Duke marrë parasysh rëndësinë dhe peshën e dy marrëveshjeve dhe domosdoshmërinë e votimit, e para marrëveshje ka të bëjë një marrëveshje kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe e dyta ka të bëjë me një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimeve të ujërave të zeza në Ferizaj. Kemi propozuar shmangien nga afatet procedurale të përcaktuara me nenin 52 të Rregullores së Kuvendit për të shqyrtuar dy marrëveshjet e lartpërmendura”, tha Kusari-Lila.

Ndërsa, sa i përket projektligjit të parë të marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka treguar çka parasheh kjo marrëveshje.

Ndërkaq, sa i përket marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia derisa ka bërë prezantimin e projektligjit ka thënë se kjo marrëveshje është për të avancuar zhvillimin e vendit për mjedis të pastër.

“Kjo marrëveshje është negociuar dhe finalizuar në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe në linjë me programin e qeverisë dhe vizionin për infrastrukturë të integruar në harmoni me mjedisin e pastër”, tha Vitia.

Në seancën e sotme deputetët kanë miratuar dhjetë marrëveshje të tjera ndërkombëtare, dy kanë dështuar në miratim dhe një është shtyrë për seancë tjetër.

Në seancën e sotme ka dështuar të miratohet Marrëveshja e Kredisë për programimin e financave dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. Po ashtu në këtë seancë dështoi të miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën, ku votuan vetëm 75 deputetë, kundër 13, ndërkaq nuk pati abstenim

Sot është miratuar Projektligji për Aderimin e Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm; Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm; Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”./kp

Read Previous

Atentati ndaj Robert Ficos alarmon Brukselin dhe NATO-n

Read Next

“Të jetojmë në paqe me njëri-tjetrin”, Duka flet për bashkëpunimin me Serbinë