​Kusari-Lila: Me miratimin e rishikimit të buxhetit hymë në periudhë stabile për pjesën tjetër të vitit

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se me miratimin e rishikimit të buxhetit, Kosova do të hyjë në një përudhë stabile për pjesën tjetër të vitit 2021.

Ajo tha se me anë të tij do të përfitojnë edhe bizneset dhe ekonomia e vendit me ringjalljen ekonomike.

“Me votimin e këtij buxheti të rishikuar do të hyjmë në një periudhë stabile për pjesën e dytë të vitit 2021. Do të vendosim një rrugë të qartë të stabilitetit edhe për vitet në vijim”, tha ajo.

Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit tregoi edhe detaje për përfitimet e kësaj pako të rimëkëmbjes.

“Mbështetja për punëtorët nga 170 euro në tre muajt e parë, gratë që do të punësohen mbështetje nga 150 euro për tre muajt e parë, si dhe masa për ringjalljen e ekonomisë dhe biznesit për gjithë prodhuesit deri në 20 përqind dhe 20 përqind të bizneseve të grave”, u shpreh ajo.

Read Previous

Shpërndahen pako ushqimore në prag të festës së Kurban Bajramit

Read Next

Humb jetën aksidentalisht 16 vjeçari nga Gjakova