​Kurti i bën thirrje diasporës të aplikojnë në programin për Diplomaci Qytetare

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë.

Ai ka shkruar në Facebook se mërgata jonë gjithmonë ka qenë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të popullit tonë për Republikën tonë.

“Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata. Thirrja për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare vazhdon të jetë e hapur. Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore. Afati i fundit për aplikim është data 28 gusht. Bëhuni pjesë duke aplikuar që sot. Për më shumë informata për procesin e aplikimit dhe për programin vizitoni faqen: www.cdfellowship.com “, ka shkruar ai.

Read Previous

​Mbi 2500 raste aktive me COVID-19 në vend

Read Next

​Përvjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës